Konjufca: Kjo seancë dëshmon se Shqipëria dhe Kosova janë me njëra-tjetrën në çdo rrethanë

41

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë tha se kjo mbledhje po bëhet për ta dëshmuar unitetin Kosovë- Shqipëri përballë sfidave politike dhe gjeopolitike.

“Edhe dy muaj bëhen tri vjet që nga agresioni rus në Ukrainë…ne si rajon i kemi ndier ndikimet e tërthortha nga ky agression”, tha ndër tjerash Konjufca.

Ai në këtë fjalim përmendi sulmin në kanalin e Ibër- Lepenc, e po ashtu edhe atë të Banjskës.

“Jemi të sulmuar drejtpërdrejt nga Serbia”, tha Konjufca.

“Prandaj ky përbashkim i yni sot në këtë seancë përbën më shumë se simbolikën e bashkëpunimit të institucioneve tona. Kjo seancë duhet me u pa si dëshmi që Shqipëria dhe Kosova janë me njëra tjetrën në çdo rrethanë dhe pa asnjë kusht duke qenë se ne nuk mund të përfaqësojnë tjetër gjë përveç se interesin kombëtar të kombit i cili është i përbashkët”, tha Konjufca.

Comments