Konjufca takohet me deputetët austriakë, konfirmohet bashkëpunimi mes dy vendeve

342
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca priti sot në takim një delegacion të Parlamentit të Austrisë të kryesuar nga deputetët Martin Engelberg e Carmen Jeitler Cincelli dhe shoqëruesit Kevin Kaiser, Danielle Spera e George Hans Jeitler.

Deputetët austriak e uruan Konjufcën për marrjen e detyrës së re. Njëherësh ata konfirmuan gatishmërinë e Republikës së Austrisë, në veçanti të Parlamentit austriak, për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë në mes të dy shteteve.

Konjufca, teksa falënderoi delegacionin nga Austria, i shprehu mirënjohje Kuvendit dhe shtetit austriak për kontributin ndaj shtetit tonë, duke theksuar se Austria nuk është vetëm një shtet mik i dëshmuar historikisht, por edhe mbështetëse e Kosovës në rrugën euro-atlantike.

Në takim u vlerësua lart puna e deritashme e grupeve të miqësisë ndërparlamanetare dhe u shtrua nevoja e avancimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, transmeton Klankosova.tv.

Comments