Koreja e Veriut me mungesë ushqimi, një pako kafe kushton 100 dollarë

476

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka pranuar se vendi po përballet me një krizë ushqimore, për shkak të përmbytjeve dhe situatës së pandemisë.

Lideri komunist tha se furnizimi me ushqim i Koresë së Veriut është në pikën më të ulët dhe se situata po rëndohet.

Çmimet e disa mallrave në Pyongyang thuhet se po rriten. Prodhimet e importuara si sheqeri, vaji i fasules së sojës dhe çmimet e miellit janë rritur.

Një pako e vogël çaji i zi mund të shitet për rreth 70 dollarë, ndërsa një paketë kafe mund të arrijë më shumë se 100 dollarë.

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë e saj për të frenuar përhapjen e Covid-19, dhe për pasojë i rezultat, tregtia me Kinën ka rënë ndjeshëm. Vendi komunist gjithashtu po lufton nën sanksionet ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programeve të saj bërthamore.

Comments