Kosova bëhet me pilot civil, njihuni me 27-vjeçarin nga Gjilani i cili u certifikua me sukses të lartë!

545

Shteti më i ri në Evropë tani më me pilotin e parë civil, bëhet fjalë për Volkan Osmanin i cili u diplomua me sukses nga një kolegj privat të aviacionit në Turqi.
27-vjeçari Volkan Osmani, arriti të bëhet piloti i parë civil të Republikës së Kosovës, ai u diplomua me sukses të lartë nga një shkollë private të aviacionit në Stamboll, Osmani tani është i certifikuar si pilot civil, transmeton Gazeta e Re.

Në një interviste për reporterin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) në Turqi, Ozden Beyoğlu, Osmani rrëfej për suksesin e tij.

Kush është Volkan Osmani?

Jam 27 vjeçar. Kam lindur në Gjenevë të Zvicër. Shkollën fillore kam përfunduar në Gjilan, shkollën e mesme dy vjet në Stamboll dhe më pas në Prishtinë. Studimet universitare kam vijuar me bursë të plotë ne Universitetin “Yıdlız Teknik” në departamentin e Inxhinierisë së Ndërtimit. Pastaj, vendosa që ta realizoj ëndrrën time, dhe u regjistrova në një shkollë private në Stamboll të cilën kam arritur të perëndoj me sukses të lartë.

Pse e zgjodhët këtë drejtim dhe si shkoi periudha e trajnimeve?

Që kur isha fëmijë, ëndrra ime ishte të bëhem pilot, të gjitha lodrat që kisha ishin avion. Gjithçka filloi kështu. Mund të them se ndikim të madh kishte edhe gjyshi im i cili po ashtu ishte pilot por jo civil. Sa i përket trajnimeve, ishte një edukim i vështirë që po kërkonte një disiplinë të lartë dhe serioze. Si adoleshent, ju nëse e zgjidhni këtë sektor atëherë ju duhet te hiqni dorë nga shumë gjëra, pasi që kjo rrugëtim më kërkoi shumë përkushtim.

Sa vjet keni studiuar në shkollën e Aviacionit?

Shkolla e aviacionit ofron një trajnim 18-mujor. Mund të them se procesi i trajnimit ka qenë i ngjeshur. Ka nga ato shkolla 4 vjeçare me sistem universitar, por shkolla nga e cila u diplomova unë nuk e praktikon këtë. Në këtë shkollë duhet të jeni të përkushtuar vetëm në avion, ju duhet të jepni veten në fluturim. Sa i përket përfitimeve, është një shkollë që prezanton aeroplanin për herë të parë duke fluturuar. Çfarë tjetër mund të kërkoj? Kjo shkollë më dha diçka të madhe, më mësoi si të fluturoj. Në paln-program kemi 14 kurse teorike. Sistemi arsimor ndahet në 4, 6, 4. Së pari 4 mësime po zhvillohen për dy muaj. Pastaj kaloni nëpër trajnimin e fluturimit dhe provimet. Leksionet janë paksa të ndërlikuara, sepse po mësoni diçka për të cilën nuk keni pas asnjë njohuri paraprake.

Si ka qenë eksperienca e parë e fluturimit, dhe si ndiheni kur mendoni se jeni piloti i parë i Kosovës?

Fluturimi i parë, ishte diçka e madhe sa që nuk mund të nënvlerësoj kurrë! Ishte jashtëzakonisht emocionuese. Sepse pas 12 orësh një trajner vjen tek ju dhe ju interpretohet. Ai jep miratimin dhe ju thotë “ju mund të fluturoni vetëm”. Pasi ta merrni këtë leje, ju e ndjeni një dridhje e cila kaplon gjithë trupin tuaj, tani ti e dinë që do të jesh vetëm në ajër, askush nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë tek ju, dhe në atë moment ju i kushtoni shumë vëmendje të gjitha kontrolleve të aeroplanit, është diçka që nuk mund të ju përshkruaj, një ndjenje e madhe. Sidomos momenti kur ngrihesh nga pista është diçka e jashtëzakonshme dhe tejet emocionuese. Ishte një përvojë shumë e bukur për mua.

Duke qenë piloti i parë civil në Kosovë, kjo është diçka tjetër. Si përfundim unë do të përfaqësoj vendin tim në këtë moshë të re. Për fat të keq, Kosova ende nuk ka ndonjë kompani ajrore. Nëse ndodh në të ardhmen, me gjithë dëshirë dua të punoj aty. Kam jetuar atje, jam rritur atje dhe dua te kontribuoj në vendin tim, do të isha shumë i kënaqur nëse lind një mundësi që të punoj në një kompani Kosovare.

Tani je i diplomuar, çfarë do të ndodhë në të ardhmen, cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Unë kamë aplikuar në disa kompani ajrore. Tani jam duke pritur për një përgjigje. Këto kompani, janë: “Turkish Airlines”, “Sunexpress”, Pegasus”. /Gazetaere.com/

Comments