Kosova e mbyll me fitore në Ligën e Kombeve, renditet e dyta në grup

94

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbullur me fitore këtë edicion të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” në ndeshjen e fundit e mposhtën Lituaninë në “Fadil Vokrri”, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Muharrem Jashari, në minutën e pestë. I njëjti në fund të pjesës së parë u ndeshkua me karton të kuq, duke e lënë Kosovën me një lojtar më pak.

Me këtë fitore Kosova grumbullon 12 pikë dhe renditet në vendin e dytë, duke humbur shpresat përfundimisht për vendin e parë në grup.

Rumania me fitoren 4-1 ndaj Qipros ka siguruar vendin e parë që e dërgon në play-off, ndërsa edhe nëse UEFA vendos që ndeshja ndaj Rumanisë ti takojë Kosovës me rezultat zyrtar 0-3, nuk do ta ndryshonte tabelën./IndeksOnline/

Comments