Kosova regjistron një viktimë dhe 16 raste me COVID-19

344

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se një person ka vdekur dhe janë regjistruar 16 raste të reja me koronavirus.Rastet e reja dalin pas testimit të 1.938 mostrave, njoftoi MSH-ja. Gjatë 24 orëve, janë shëruar 18 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 176.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 19 qershor 2021, Kosova ka regjistruar 107.645me COVID-19. Prej tyre, 2.251 kanë vdekur dhe 105.218 janë shëruar.

Sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve janë 7.018 persona. Në total, 132.901 doza të vaksinës janë administruar, ku 17.476 persona janë vaksinuar plotësisht, me të dyja dozat.

Kosova nisi fushatën e vaksinimit masiv më 15 qershor. Autoritetet thonë se deri në fund të vitit do të vaksinojnë 60 për qind të popullatës. Vaksinimi po kryhet me dozat që Kosova ka marrë donacion nga Bashkimi Evropian dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ndërkaq, vaksinat e kompanisë Pfizer, me të cilën Qeveria ka nënshkruar kontratë për blerjen e 1.2 milion dozave, nuk dihet se kur do të arrijnë në Kosovë.

Comments