Kosovari e vjedh një veturë Golf në Xhepçisht të Tetovës, ndalohet nga policia

104

MPB ka njoftuar se me datë 04.10.2024 në ora 19:40 në fshatin Poroj të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.M.(27) nga Republika e Kosovës, pasi që i njëjti në mënyrë të kundërligjshme ka marrë veturën e pasagjerëve ,,Golf” me targa të Tetovës, pronë e një personi nga fshati Xhepçishtë i Tetovës.

E.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme dhe kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa automjeti i sekuestruar i është kthyer pronarit.

Comments