Krasniqi: Çdo premtim në programin e Bedri Hamzës është obligim, është koha për fitore
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në tubimin hapës të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ka thënë se është gati për të marrë detyrën dhe për të fituar zgjedhjet.
“PDK është gati për këtë detyrë, PDK është gati për fitore. Është koha për angazhim dhe transformim. Qeveritarët aktual kanë zhgënjyer qytetarët me paaftësinë e tyre dhe mosmbjatjen e premtimeve”, ka thënë Krasniqi.
Qeverinë aktuale, Krasniqi e ka quajtur qeveri mburracakësh dhe njerëzisht jokompetent.
“Kjo qeveri mburracakësh, jokompetent. Sot është koha të bëhet ndryshimi”, ka thënë Kransiqi.
“Çdo premtim në programin e Bedri Hamzës, është obligim. S’do të ndalemi derisa t’i realizojmë”, ka thënë Kransiqi.