Krasniqi, Kurtit: Dil matu, zotni

95
fresco

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqit, ka ftuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti, që në seancën e nesërme të matët me vota në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit duhet të hidhet në votimin Raporti i Komisionit për Verifikimin e Mandatit.

midle

Në emisionin “Pressing”, Krasniqi ka bërë me dije se Kurti nuk i ka votat për të formuar qeverinë e re.

“Urdhëro, dil matu Albin Kurti. I thojke këtynehere PDK-së, na sot po i thojmë Vetëvendosjes: dil matu. E ke pasë mundësinë sot, e ke mundësi të shtunën: dil matu, zotni. Hajde kallxo që i ke votat. Por, nuk i ke”, ka thënë Krasniqi.

Comments