Krasniqi: Kushdo që qëllimisht e destabilizon Kosovën, bën akt tradhtie
Profesori universitar Milazim Krasniqi ka bërë me dije se kushdo që qëllimisht e destabilizon Kosovën ai bën akt tradhtie.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është shtet i pavarur, për aq sa është faktor stabiliteti dhe në paqe.
Sipas tij, në rast të destabilizimit, Kosova është protektorat ndërkombëtar.
“Kosova është shtet i pavarur, për aq sa është faktor stabiliteti dhe në paqe. Kosova është protektorat ndërkombëtar në rast të destabilizimit dhe konfliktit. Seanca e KS të OKB për Kosovën nuk mbahet për sy të zi, po pse rezoluta 1244 është në fuqi. As KFOR-i nuk është këtu për turizëm, po si zëvendësues i forcës okupuese. Kushdo që qëllimisht e destabilizon Kosovën, bën akt tradhtie”, ka shkruar Krasniqi.