Krasniqi: Kushdo që u gëzohet problemeve shëndetësore të Hashim Thaçit është tradhtar

106
fresco

Profesor universitar Milazim Krasniqi ka reaguar pasi kandidati i VV-së për deputet, Luan Gacaferri, i është gëzuar përkeqësimit të shëndetit të Hashim Thaçit.

Ai ka bërë me dije se kushdo që i gëzohet keqësimi të shëndetit të ish-presidentit është tradhtar.

midle

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka rikujtuar rolin e Thaçit në karrierën e tij.

“Kushdo që u gëzohet problemeve shëndetësore të Hashim Thaçit në burgun e Hagës, ku po mbahet padrejtësisht, e ka vetëm nje emër: tradhtar. Thaçi atje nuk është si kundërshtar politik i ndonjë partie, po si drejtues politik i UÇK-se, si shef i delegacionit të Kosovës në Rambuje, si njeriu që e ka shpall pavarësinë. Ata që nuk çmojnë luftën e UÇK-së, rezultatin e Rambujesë dhe shpalljen e pavarësisë, veç tradhtarë janë. Nëse i heqni nga ekuacioni UÇK-në, Rambujenë dhe 17 shkurtin, Kosova del nën Serbi. A po kuptoni, idiota?”, ka shkruar Krasniqi.

Comments