Krasniqi: S’po vrapojmë për qeverisje, të tjerët e kanë zënë moti duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin!

122
fresco

Vesel Krasniqi nga Nisma i ka dal në mbrojtje liderit të tij, Fatmir Limajt.

Sipas tij, kreu i NISMA’s ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë me secilin për interesa kombëtare.

“Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

midle

Fatmir Limaj është një politikan i kalibrit ndërkombëtar, dhe për këtë arsye mendimi i tij shpesh mund të duket i vështirë për t’u kuptuar nga disa.

Këta disa, e dikush duket se e kanë problem për ta kuptuar realitetin e kthimit të z. Fatmir Limajt në Parlamentin e Kosovës, pavarësisht kontributit të tij të vazhdueshëm për shtetin e Kosovës.

Lideri Limaj ka qenë gjithmonë mbështetës i fortë i secilit që ka kontribuar për interesa të qytetarëve dhe do të vazhdojë të punojë me secilin për interesa kombëtare.

Ne nuk po vrapojmë për të marrë rendin për qeverisje, jo, rrini të qetë, sepse të tjerët e kanë zënë moti, duke ngrënë dreka e darka me Albin Kurtin.

Ne punojmë për interesa të qytetarëve dhe për të mirën e Kosovës, e jo për agjenda ditore dhe personale.

Comments