Krasniqi: VV-ja ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por s’largohet pa sherr
Milazim Krasniqi, profesor universitar, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar VV-në, parti në pushtet.
Krasniqi ka pretenduar se VV-ja nuk largohet nga pushteti pa sherr.
“LVV ndoshta detyrohet të largohet nga pushteti pa dhunë, por nuk largohet pa sherr. Vetëm humbja bindëse e minimizon sherrin që mund t’i bëjë Kosovës pas zgjedhjeve. Prandaj më 9 shkurt 2025 duhet një lloj referendumi për largimin e saj sa më të padëmshëm nga pushteti. Nëse nuk ndodhë disfata e saj bindëse, mund të ndodhë kriza politike dhe të rikthehet dhuna” – ka shkruar ai.