Krasniqi: VV-ja s’mund t’i zgjidhë problemet që i shkaktoi vetë, kurrë s’ka qenë më lehtë për votuesin

52

Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në pikëvështrimin e Krasniqi, “kurrë nuk ka qenë më lehtë për votuesin në Kosovë”.

Tutje, ai ka vlerësuar se VV-ja nuk mund të zgjidhë problemet e shkaktuara nga vetë ajo.

“Kurrë nuk ka qenë më lehtë për votuesin në Kosovë. Vota e tij është ose për vazhdimin e sanksioneve të BE-së, ose për heqjen e tyre. Vota e tij është për krizë me SHBA-në, ose për rikthimin e miqësisë me SHBA-në. Vota e tij është ose për vazhdimin e grindjeve me Shqipërinë, ose për raporte vëllazërore. Vota është ose për ikje zbrazje të Kosovës, ose për krijimin e shanseve për jetë më të mirë në Kosovë. E sigurt është se LVV nuk mund të zgjidhë problemet që i ka shkaktuar vetë. (Po të kishte aftësi t’i zgjidhte, nuk do t’i shkaktonte” – ka shkruar Krasniqi.

Comments