Krerët bullgar i’a bëjnë me dije Ramës: Askush nuk guxon të përzihet në kontestin me Maqedoninë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje ka qëndruar për vizitë pune në Bullgari, ku është takuar me presidentin bullgar Rumen Radev, si dhe homologun e tij Stefan Janev, informon Zhurnal.
Gjatë një konference të përbashkët në Sofie, Janev, tha se marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen nga vetë ata, pa përfshirjen e palëve të treta, në këtë rast, nuk duan të përzihet fare Shqipëria.
I vetëdijshëm se me veton ndaj Maqedonisë po bëhet pengesë edhe për rrugën europiane të Shqipërisë, ai tha se shoqëria shqiptare nuk duhet ta shohë Bullgarinë si pengesë dhe se do të bëjnë më shumë për ta mbrojtur edhe përballë partnerëve europianë qëndrimin e tyre.