Kreu i “Volkswagen” menaxheri më i paguar në Gjermani në vitin 2023
Menaxheri më i paguar në Gjermani në vitin 2023 është njeriu i parë i “Volkswagen”, Oliver Blume, i cili fitoi rreth 10.3 milionë euro pavarësisht krizës që ka përfshirë industrinë e automobilave në Gjermani, shkruan Deutsche Welle. Kështu ai u bë drejtuesi i parë i një kompanie DAX, paga vjetore e së cilës i kalonte 10 milionë euro.
Në vend të dytë është Bjorn Gulden nga Adidas me 9.2 milionë euro të fituara, ndërsa në vendin e tretë është Christian Saving nga Deutsche Bank me të ardhura vjetore prej nëntë milionë euro, sipas studimit të Shoqatës për Mbrojtjen e Investitorëve DSW.
– Menaxherët e kompanive më të mëdha gjermane fituan shuma rekord, pavarësisht se ekonomia po ecën keq, pjesërisht edhe kompanitë që ata udhëheqin, thotë Deutsche Welle.
Të ardhurat e anëtarëve të bordeve drejtuese të kompanive të listuara në bursën gjermane në vitin e biznesit 2023 janë rritur mesatarisht me 11 për qind dhe kanë arritur shifrën rekord prej 2.65 milionë euro, sipas një studimi të ri të kompanisë audituese EY. Janë analizuar të ardhurat totale direkte, të cilat përfshijnë paga fikse dhe shpërblime për anëtarët e bordit që kanë qenë në detyrë gjatë gjithë vitit të punës.
Kur shikohen pagat e drejtuesve kryesorë të koncerneve gjermane në një kontekst ndërkombëtar me një pagë mesatare prej 5.7 milionë eurosh, shihet se drejtuesit kryesorë në SHBA, Francë dhe Zvicër fitojnë shumë më tepër.
Më të paguarit janë menaxherët në SHBA, të cilët fitojnë mesatarisht 24.2 milionë euro në vit. Të ardhurat më të larta i kishte kreu i Apple, Tim Cook, me 58.4 milionë euro, megjithëse të ardhurat e tij ishin pothuajse përgjysmuar në krahasim me vitin 2022.
Në vend të dytë është CEO i Microsoft, Satya Nadella, me 44.8 milionë euro, ndërsa njeriu i parë i Salesforce, Marc Benioff, fitoi 36.6 milionë euro. Kur shikoni situatën në Evropë, mund të shihni se menaxherët gjermanë nuk janë aspak afër majës kur bëhet fjalë për të ardhurat.
Menaxherët kryesorë të kompanive në tregun francez të aksioneve CAC40 fitojnë mesatarisht 6.9 milionë euro dhe ata në DPI zvicerane 7.6 milionë euro. Menaxheri më i paguar në Evropë është aktualisht kryetari i bordit të drejtorëve të kompanisë softuerike “Dashault Systèmes” Bernard Charles, i cili vitin e kaluar ka fituar 46.7 milionë euro. Dhe njeriu i parë i Volkswagen, Blume, me 10.3 milionë eurot e tij, është vetëm në vendin e 12-të në Europë, megjithëse është menaxher i kompanisë më të madhe në Europë dhe prodhuesit më të madh të makinave në botë, që shiti automjete me vlerë 323.3 miliardë euro. në vitin 2023.