Krijuesi i Facebook, Zuckerberg i shkruan Presidentit Trump Emigrantët janë burim për vendin

234

Themeluesi i Facebook Mark Zukerberg së bashku me 300 menaxherë amerikanë i kanë kërkuar presidentit amerikan Tramp që të mos dëbojë emigrantët pasi mbeten një burim për vendin

Në një letër të hapur dërguar presidentit amerikan Donald Tramp, Mark Zukerberg së bashku me 300 menaxherë amerikanë i kërkojnë kreut të shtëpisë së bardhë që të mbrojë të drejtat e atyre që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që fëmijë. Në letër kërkohet që ligji ekzistues i krijuar në 2012-ën nga ish presidenti Obama që mbron këto të drejta, të mos anulohet. Ky program i lejon aktualisht 800 mijë personave të punojnë dhe të studiojnë në territorin amerikan pa rrezikuar të riatdhetësohen.
Të shqetësuar për kthesën që kanë marrë politikat e fundit për emigracionin disa nga sipërmarrësit më të rëndësishëm amerikanë vendosën të firmosin letrën dërguar presidentit amerika duke i shpjeguar rëndësinë e realizimin e ëndrrës amerikane. Në letër thuhet se emigramntët ose ndryshe ëndërrimtarët janë të rëndësishëm për të ardhmen e kompanive të tyre dhe ekonomisë së vendit. Emigrantët e mbërritur në Shtette e Bashkuara të Amerikës që fëmijë dhe pa leje qëndrimi paguajnë taksat dhe nëse do të dëboheshin do t’i humbisnin vendit më shumë se 460 miliardë dollarë. Në letër raportohet se nga 780 mijë emigrantë të tillë të regjistruar në këtë program, 97 për qind e tyre punojnë ose studiojnë, 65 për qind kanë blerë një automjet dhe 16 për qind e tyre shtëpinë e parë.
Falë tyre rritemi dhe krijojmë vende pune duke vijuar të jemi konkurues në planin global, përfundon letra.

Comments