Kritika ndaj Kurtit: Nuk ia doli ta bindë Macronin për liberalizimin e vizave

492

Ish-këshilltari i presidentit Rugova, Muhamet Hamiti ka thënë se kryeministri Kurti nuk ia doli ta bindë presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sipas tij, Kosova nuk e ka pozicionin e keq tek Franca, për shkak se ky shtet ishte shteti i parë që njohu Kosovën, ditën pas shaplljes së pavarësisë.

“Kurti nuk ia doli që ta bindë Macronin për punën e vizave”, është shprehur Hamiti.

“Pozicionin ndaj Kosovës (Franca) nuk e ka të keq, ka thënë që Franca është vendi i parë që ka njohur Kosovën të nesërmen pas shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Hamiti.

Tutje, ai tha se ky fakt neve na jep të drejtën të kërkojmë nga Franca që edhe Serbia ta njohë këtë realitet.

“Kjo na jep neve të drejtën për të kërkuar nga Franca, që Serbia ta njohë këtë realitet”, ka thënë Hamiti.

Ndërsa për dialogun, Hamiti nuk i arsyetoi deklaratat e Kurtit në Kuvend, ku kryeministra tha se dialogu nuk është vazhdim, por dialog i ri sepse kemi qeveri të re.

“Kryeministri ka bërë deklarata paradoksale, ai ka thënë se nuk ka vazhdim të dialogut dhe ky është dialog i ri sepse kemi një qeveri të re. Ky nuk është një qëndrim i një politikani, e as i një burrështetasi”, shtoi Hamiti.

Comments