Ford Motors njoftoi sot se do të shkurtojë 4000 vende pune në BE dhe MB deri në fund të vitit 2027, duke përmendur gjendjen e ekonomisë dhe presionin nga rritja e konkurrencës, si dhe shitjet më të dobëta se sa pritej të veturave me energji elektrike.
“Një seri pengesash”
Kompania thotë se shumica e shkurtimeve do të prekin Gjermaninë dhe do të kryhen në konsultim me përfaqësuesit e punonjësve.
Kompania njoftoi se do të reduktojë edhe orët e punës së punëtorëve në fabrikën në Këln ku prodhon automjetet elektrike Capri dhe Explorer.
Kompania tha se industria globale e automobilave mbetet në një periudhë ndërprerjesh të konsiderueshme ndërsa kalon në veturat elektrike.
“Transformimi është veçanërisht i dukshëm në Evropë, ku prodhuesit e automjeteve përballen me pengesa të konsiderueshme konkurruese dhe ekonomike, ndërsa po përballen gjithashtu me mospërputhjen midis rregulloreve të CO2 dhe kërkesës së konsumatorëve për automjete elektrike,” thuhet në deklaratë.
Prodhuesit evropianë të makinave duhet të shesin mjaft automjete elektrike për të përmbushur kufijtë e rinj, mesatarë më të ulët të emetimit të dioksidit të karbonit në vitin 2025.
Shitjet e automjeteve elektrike janë ngadalësuar pasi inflacioni ka frenuar shpenzimet e konsumatorëve dhe pasi Gjermania hoqi stimujt e qeverisë për të blerë automjete elektrike.