Kroacia fillon shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vitin 2025

87

Ministria kroate e Mbrojtjes ka thënë se procedurat për miratimin e ligjit pritet të fillojnë në janar dhe thirrjet e para për rekrutët priten në mesin e vitit 2025.
Qeveria kroate njoftoi sot planet për ta rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të rinjtë e vendit.

“Ministria e Mbrojtjes ka përgatitur propozime ligjore që rregullojnë trajnimin bazë ushtarak, si dhe çështje të tjera që lidhen me zbatimin e shërbimit ushtarak”, tha media lokale “Indeks.hr”, duke cituar ministrinë.

Ministria ka shtuar se procedurat për miratimin e ligjit pritet të fillojnë në janar dhe thirrjet e para për rekrutët priten në mesin e vitit 2025.

“Potenciali është midis 17.000 dhe 18.000 të rinj që mbushin 18 vjeç çdo vit dhe që janë kandidatët tanë të ardhshëm për trajnimin bazë ushtarak”, ka thënë më parë ministri i Mbrojtjes Ivan Anushiq gjatë një turneu në kazermat potenciale.

Presidenti Zoran Millanoviq nuk e ka kundërshtuar në mënyrë të qartë rekrutimin, por ka thënë se çështja duhet të diskutohet në një seancë të Këshillit të Mbrojtjes.

Serbia, një kandidate tjetër ballkanike për anëtarësimin në BE, në fillim të këtij viti njoftoi gjithashtu një plan për ta rivendosur shërbimin e detyrueshëm ushtarak./trt

Comments