Krye-prokurorja rumune Laura Kovesi mbështet Katica Janevën (VIDEO)

263

2

Mbështetje përmes ndryshimeve ligjore, mbështetje me personel dhe financa. Këto janë tre faktorët kyç që Katica Janeva të mund ta përfundojë në mënyrë të suksesshme misionin e Prokurorisë Speciale. Kështu vlerëson Laura Kovesi, shefja e Prokurorisë së posaçme Rumune për anti- korrupsion, reputacioni i të cilës prej kohësh ka kapërcyer kufijtë e vendit të saj.

“Kolegen time nga Maqedonia mund ta porosis që të vazhdojë me punën e saj, të mos lejojnë të ndjehen të frikësuar nga kushdo qoftë dhe ta zbatojnë drejtësinë, në mënyrë profesionale dhe joselektive”, deklaroi Laura Kovesi, Prokurore në Drejtorinë nacionale për anti- korrupsion, Rumani.

Sipas Kovesit rastet të cilat i heton Katica Janeva janë të ngjashme me atë të Prokurorisë së saj. Ndërsa për aktakuzat dhe paditë, thotë se duhen vite dhe jo muaj. Kovesi shton se bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale është në nivel të konsultimeve dhe këshillimeve, pasi edhe legjislacioni por edhe presionet, janë shumë të ngjashme.

“Kemi hetuar njerëz me funksione publike e të cilët njëkohësisht kanë qenë anëtarë të partive politike. Gjatë hetimeve u akuzuam se bëjmë hetime politike. Kjo nuk është e vërtetë pasi të gjithë këto raste përfunduan me aktvendime, që do të thotë se aktakuzat nuk ishin të sajuara, ndërsa provat ishin të fuqishme”, tha Laura Kovesi,Prokurore në Drejtorinë nacionale për anti- korrupsion, Ruman.i

Edhe pas 14 viteve, institucioni me të cilin udhëheqë Kovesi përballet me pengesa. Koincidencë apo jo, që nga ekzistimi janë ballafaquar me shumë sfida të cilat ua kanë ngadalësuar punën, mes të cilave – vendime nga Gjykata e tyre kushtetuese, ndryshime të ligjeve në Parlament dhe stërzgjatja e disa rasteve me vite të tëra nëpër labirintet e atjeshme gjyqësore./alsat-m

Comments