Kryeministri në dy interpelanca të enjten
Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të enjten me 9 shkurt, njofton Klan Kosova.
Kështu është vendosur gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Në seancë e së enjtes kryeministri Isa Mustafa do të paraqitet në dy interpelanca njëra nga të cilat ka të bëjë me situatën e krijuar në Mitrovicë kurse tjetra me përgjegjësinë mbi ligjin e sigurimeve shëndetësore në Kosovë.
Po këtë ditë deputetit do të flasin edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.