Kryengritja e Ilindenit, Zejneli: I padiskutueshëm roli i shqiptarëve

350

Njëra pjesë me këmbëngulje shprehet se shqiptarët kanë qenë pjesëmarrës në kryengritje kurse një pjesë tjetër thonë se kjo kryengritje nuk ka asnjë rëndësi për shqoptarët.

Analisti Xhelal Zejneli, shprehet se në kryjengritjen e Ilindenit kanë marrë pjesë shqiptarët dhe sipas tij kjo është e pa diskutueshme meqë pjesmarrja e hsqiptarëve më pas u vërejt edhe në pjesmarrjen e barabartë në qeverinë 10 ditore të Krushevës.

“Nuk ka as një diskutim se shqiptarët kanë marrë pjesë në këtë kryengritje çlirimtare dhe anti osmane. Kuvendi i kryengritjes apo i R.Krushevës, ka pasur 60 anëtar, 20 prej tyre kanë qenë shqiptarë,20 vlleh ndërkaq 20 kanë qenë sllavë, sipas bullgarëve kanë qenë bullgarë sipas maqedonaseve kanë qenë maqedonas, që d.m.th se në mënyrë të baraspeshuar kanë qenë nga 20 anëtarë, shqiptarë,vlleh dhe sllavë. Shqiptarët në këtë kryengritje kanë marrë pjesë dhe kjo është e pa diskutueshme”, shprehet analisti Xhelal Zejneli.

Por Zejneli thotë se shqiptarët nuk duhet ta festojnë këtë ditë, pasi pas kryengritjes, në vazhdimësi shqiptarët e Maqedonisë u përjashtuan si faktorë përbërës të saj dhe roli i tyre u mohua.

“Historiografia maqedonase as gjë kundi nuk e cek se në kryengritjen e Ilindenit kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, këta e përvetësojnë për vete dhe e festojnë vet. Shqiptarët me pjesëmarrjen në këtë kryengritje kanë treguar qysh para më shumë se një shekull, se janë popull me kapacitet shtet formues dhe këtë ne duhet të theksojmë,por neve na kanë përjashtuar në periudhën vijuese gjatë gjithë shekullit XX,për t’u bërë dhe për të qenë popull shtet formues”, theksoi Zejneli.

Sipas tij, festimi i kësaj dite edhe nga shqiptarët mund të ndodhë vetëm kur të pranohet roi i tyre në kryengritjen e Krushevës edhe në librat e historisë.

/TVM2/

Comments