Kryeshefi i KOSTT-it: S’ka mungesë energjie, ka mbingarkesë
Përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar para mediave se nuk ka mungesë të energjisë elektrike.
Ai shton se ka ngarkesë të madhe, gjë që ka çuar në cepin maksimal të rrjetit të energjisë elektrike, mirëpo ai thotë se KESCO-ja si përgjegjëse për furnizim të mungesës, është duke importuar energjinë e munguar, dhe KOSTT-i është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e tij balancuese me Shqipërinë, njofton Klankosova.tv.
“Nuk ka mungesë të energjisë elektrike në kuptimin që prodhimi është maksimum, ne po operojmë me katër blloqe, përveç një blloku që nuk është në funksion. Po ashtu KESCO-ja si përgjegjës për furnizim të mungesës, është duke importuar energjinë e munguar, dhe KOSTT-i është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e tij balancuese me Shqipërinë që i kemi në dispozicion. Pra nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por ngarkesë e cila ka prekur cepin maksimal të rrjetit”, tha ai.