Kryetarët e partive s’marrin pjesë, çojnë përfaqësues te Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të mbajë sot një takim me kryetarë të subjekteve politike.
Mirëpo siç duket në këtë takim partitë politike do të përfaqësohen nga ana e një përfaqësuesi e jo nga kryetari.

Indeksonline përmes burimeve të veta ka mësuar se partitë politike në këtë takim do të përfaqësohen nga ana e një përfaqësuesi të partisë e jo nga kryetari.
Takimi do të zhvillohet sot nga orën 12:00 në njërën nga sallat e Kuvendit të Kosovës.
Ky takim zhvillohet vetëm një javë para seancës konstituive të kuvendit që pritet të mbahet, më 15 prill./Indeksonline/