Kthehen shëndoshë e mirë në Prishtinë, udhëtarët që u detyruan të aterojnë në Beograd në fluturimin e djeshëm nga Hamburgu

123

Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës, ka dalë me një sqarim lidhur me fluturimin e djeshëm Hamburg-Prishtinë, i cili për shkak të disa problemeve teknike u detyra të aterrojë në Beograd.

AACK thekson se në bord ishin 155 udhëtar.

“Flutrimi i planifikuar nga Hamburg për në Prishtine nga operatori ajror ‘Eurowings’ (Flt.Nr. EW5704), i nisur në ora 14:30 me 155 udhëtar ne bord, për shkaqe teknike është detyruar të aterrojë ne aeroportin ‘Nikola Tesla’ në Beograd në ora 16:27.

Operatori ajror Eurowings, menjëherë ka organizuar dhe ka dërguar një aeroplan alternativ (Flt. Nr. EW6005) për të marrë udhëtaret e mbetur në aeroportin e Beogradit, dhe në ora 22:56 ky aeroplan ka fluturuar me udhëtarët e njëjtë për në qytetin e Köln në Gjermani, ku ka aterruar në 00:45 pas mesnatës”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se Autoriteti i Aviacionit Civil dhe institucione tjera shtetërore të Kosovës bashkë me aeroportin e Prishtinës, kanë qenë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me operatorin ajror Eurowngs për sigurinë dhe mirëqenien e udhëtarëve tanë që ishin në këtë fluturim.

“Udhëtarët e kthyer në Köln, operatori ajror Eurowings i ka sjellë në Prishtinë paraditen e sotme në ora 10:00 (Flt. Nr. EW6006)”, theksohet në njoftim.

Comments