Ku është autostrada e Gjilanit? Ura e Liqenit të Badovcit? – Kurti përballet me pyetje në Gjilan, hesht
Ia prenë rrugën gjersa po bënte fushatë e fotografohej me qytetarë në Gjilan.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, heshti ndaj pyetjes së gazetarëve për autostradën e Gjilanit – që kishte njoftuar se zyrtaristh përfundon në fund të 2023’ës – si dhe për Urë te Liqeni i Badovcit, që ka qe gati 3 vite që ka mbetur në vend.
“Autostrada, ku është, pse s’është rregullu? Ura e Liqenit të Badovcit kryeministër? Tregona kryeministër pse na ke gënjy për autostradën?”, ishin pyetjet e drejtuara.
Kurti shmangu të dhënit të ndonjë përgjigje dhe vazhdoi fotografimin me njerëz.