Kunati i Albulena Haxhiut i përgjigjet Bajqinovcit: Mentaliteti i VV’së është servilizmi, kurrizin legen e ballin e përlyer

240

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, në një emision sportive u shpreh se “me kanë Shqipnia me mentalitet të Vetëvendosjes, e kishim sos Italinë”.

Kësaj deklarate i ka reaguar kunati i Albulena Haxhiut, Dardan Krasniqi i cili e ka cilësuar si të dhimbshme deklaratën e Bajqinovcit, duke u shprehur se mentaliteti i Lëvizjes Vetëvendosje tash është servilizimi me kurrizin legen, e ballin e përlyer.

“Rroftë Shqipëria – se krejt tjerave ju ka dal boja shumë e keq! Me pas patur mentalitet politik kombëtarja – sot ish kanë duke pordhur në shishe plehrave të fushave me lloq, barit të pakositur nëpër rrugë e parqe, rrugëve me gropa e me ninullat neotitiste”, shkroi ai në Facebook.

Comments