Kuqezinjtë munden në shtëpi nga Gjeorgjia

313

Shqipëria është mposhtur në “Arenën Kombëtare” përballë Gjeorgjisë me rezultatin 0-1, e vlefshme për Ligën e Kombeve, në Grupin B1.

Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët tentuan disa herë nga jashtë zone me Hoxhën dhe Asllanin, por pa mundur të gjenin portën.

Në pjesën e dytë, miqtë u “zgjuan” të cilët provuan disa herë, ndërsa arritën të kalonin në avantazh falë Kochorashvili në minutën e 71’.

Kuqezinjtë tentuan disa herë të rikthenin baraspeshën, por mbrojtja gjeorgjian ishte e organizuar mjaft mirë, duke mos u çarë dot.

Kështu Shqipëria qëndron në kuotën e tre pikëve në Grupin B1, ndërsa Gjeorgjia ruan vendin e parë me 6 pikë në dy ndeshje.

Comments