Kur do të merret vendimi për të ardhmen e Eriksen
Për ta kuptuar të ardhmen e Eriksenit, duhet pritur një muaj.
Christian Eriksen duhet të presë në mënyrë që të dijë nëse do luajë futboll më në jetën e tij.
Pas arrestit kardiak të së shtunës në ndeshjen ndaj Finlandës, Christian Eriksen është operuar dhe iu është montuar një defibrilator zemre në rast se ka ndonjë sulm tjetër.
Eriksen tani është rikthyer në shtëpi pas një jave qëndrimi në Righospitalitet në Kopenhagë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Eriksen duhet të presë të paktën një muaj për të parë situatën me defibrilatorin e zemrës dhe pas ekzaminimeve të ndryshme të konstatohet nëse defibrilatori i tij duhet të hiqet apo jo.
Në rast të heqjes së defibrilatorit, atëherë Eriksen do të kishte shanse të rikthehej, por në rast se jo, atëherë ai duhet të pesnionohet nga futbolli.