Kurti arrin në Paris, pritet nga Macron para Pallatit Elisee, presidenti i Francës fton Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë një kompromis

812

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur para Pallatit Elisee ku është takuar me Presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Para se të futeshin në mbjentet e brendshme të pallatit për të zhvilluar bisedimet, ata janë ndalur për të dhënë një konferëncë për mediat ku Macron i ka uruar mirëseardhjen dhe ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën, ndërkaq theksoi se fton Kosovën e Serbinë për gjetjen e një kompromisi dhe arritjen e marrëveshjes.

“Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiç. I ftoj Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

Kurti është shprehur i lumtur për këtë vizitë duke thënë se nga Franca ka patur vetëm ndodhi të mira që nga konsolidimi i Kosovës si shtet si dhe ka ftuar Macron që të vizitojë Kosovën së shpejti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjalimi i Kurtit:

“Jam i nderuar të jem këtu me ju, me presidentin e një shteti të fuqishëm. Është privilegj dhe përgjegjësi si kryeministër i shtetit më të ri në Evropë. Të jem para pallatit presidencial francez duke marrë parasysh se Kosova do të jetë gjithmonë pro aspiratave evropiane. Tanimë realiteti i ri ka përbërës të ri. Ju siguroj president se ne po i ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në Bruksel, sidomos pas ardhjes së presidentit Amerikan. Ne besojmë se një situatë e re politike po krijohet. Në një situatë të tillë ne do të kontribuojmë. Ndihem i nderuar që kam mundësinë të flas me juve, rreth zhvillimeve të Kosovës. Sado i vogël shteti ynë, ai ka përgjegjësi të ndërtojë vetën, si shtetet me histori, një prej të cilave është Franca. Unë shpresoj shumë nga biseda me ju dhe ju ftoj të vizitoni shtetin tonë”.

Comments