Kurti e publikon urimin, Rama i thekson arritjet e Kosovës me ndihmën e aleatëve

80
fresco

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar urime nga homologu i tij shqiptar, Edi Rama, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Rama në letër thotë se përulet para themeluesve të Republikës, duke iu shprehur atyre mirënjohje.

midle

Po ashtu, Rama në letër përmend edhe ndihmën e aleatëve për ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe Shtetit të së Drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.

Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, e përmes tij të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm./Express/

Comments