Kurti godet sërish Prokurorinë: Kanë vdekë për s’gjalli, na nevojitet kryeprokuror patriot i ndershëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe në tubimin e sotëm të fushatës së tij, ka sulmuar prokurorët.
Ai gjatë fjalimit të tij në qytetin e Prizrenit, ka thënë:
“Krerët e prokurorisë, qartazi kanë vdekë për së gjalli. Na duhet, na duhet, doemos, me doemos, na nevojitet një kryeprokuror i ri, profesionist, patrior, i ndershëm”.
Sulmet e Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje ndaj prokurorëve janë ashpërsuar, sidomos pas ftesës së tij për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.
Kurti ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë pavarësisht dy ftesave që ka marrë, derisa rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore.