Kurti i kthehet veriut: Po ndërtojmë nënstacion policor dy kilometra afër kufirit me Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar sërish nga veriu i Kosovës ku njoftoi se është vendosur gurthemeli i një nënstacioni policor “dy kilometra larg kufirit me Serbinë”.
Ndërtimi i këtij nënstacioni policor, tha Kurti, “do të ndërtohet shumë shpejtë”.
Postimi i plotë:
Të premten e javës së kaluar u vendos gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë. Sot, në mëngjes, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vendosëm gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë. Në objektin e ri, që presim të ndërtohet shumë shpejt, do të shërbejë policia kufitare.
Punime të mbara!