Kurti: Jemi fitues të qartë të zgjedhjeve, kemi obligim t’i formojmë institucionet

79
fresco

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është “fituese e qartë” e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në një deklarim gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë të mërkurën, Kurti tha se pas numërimit të votave për subjektet politike, qytetarët presin që të përsëritet qeveria aktuale në detyrë.

“Kemi hyrë në fazën finale të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot fillon numërimi i votave të diapsorës. Sipas njoftimeve të Komisionit Qendror Zgjedhor, më së largu deri në javën tjetër pritet të kemi rezultatet përfiundimtare për subjektet politike. Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve, nga ne qytetarët presin që sa më parë të përmbushim obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë, të nderuar kolegë, pres që të vazhdoni punët e mira”, tha Kurti.

midle

Me numërimin e rreth 99% të vendvotimeve, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje prin si subjekti i parë me 40.90% të votave.

Bazuar në llogaritjet për ndarjet e ulëseve në kuvend, Vetëvendosje duket se do të ketë 47 deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon sot me numërimin e votave nga diaspora. /Paparaci.com

Comments