Kurti kërkon dorëzimin e Radoçiqit për rikthim në dialog

77

Për t’u kthyer në dialog, kryeministri i Kosovës Albin Kurti kërkoi nga Serbia dorëzimin e Milan Radoiçiqit, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Bansjkë.
Ai në një intervistë për mediumin BNN Bloomberg i kërkoi gjithashtu BE-së të ushtrojë më shumë presion mbi Beogradin për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Duhej të ndodhte dje”, tha Kurti. “Unë besoj se është e mundur”, shpreh Kurti.

Duhet theksuar se ka pak javë që kur Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryekriminelit serb, Milan Radojiciq dhe 45 serbëve të tjerë të dyshuar për sulmin terrorist të kryer në Banjskë, një vit më parë.

Nga ky sulm terrorist humbi jetën edhe zyrtari policor Afrim Bunjaku, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare.

Dialogu Kosovë-Serbi prej shumë kohësh ka pasur disa ndërprerje që si shkak i zhvillimeve të njëpasnjëshme në mes dy shteteve, veçse janë tejzgjatur edhe më shumë.

Kurti vazhdimisht ka bërë thirrje nga shteti serb që të bëjë dorëzimin e Milan Radojiçiq që theksohet se po vazhdon të jetojë në Serbi.

Gjatë javës së kaluar në Gjykatën Themeloren ë Prishtinë u mbajt seanca fillestare në këtë rast, port ë pranishëm ishin vetëm tre serbë të dyshimtë, të cilët po mbahen në paraburgim në Kosovë.

Ndryshe pasuria e sekuestruar e Milan Radojiciq në Kosovë ka arritur në 3 milionë euro./Lajmi.net/

Comments