Kurti me ambicie, “pas 500K”, del me moton “cep më cep”

58

Fillimisht e nisën me një seri postimesh në rrjetet sociale duke kërkuar 500 mijë vota për Vetëvendosjen
Ministra, deputetë e zyrtarë të VV-së, nga partia e Albin Kurtit i kanë prezantuar publikisht pritjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ata pritën dhe po presin që në zgjedhjet e ardhshme, t’i fitojë 500 mijë vota.

Duke u bazuar në këtë kërkesë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti doli me një ambicie tjetër. Ai sot publikoi edhe sloganin e partisë për këto zgjedhje.

Pas 500 k, Vetëvendosje po pret edhe vota nga çdo cep i Kosovës. Kjo, duke u bazuar në sloganin “Cep më Cep”, të cilin e publikoi vet Kurti në faqen e tij të Facebook-ut, ku edhe bashkëngjiti numrin e Vetëvendosjes në fletëvotime: 118.

Comments