Kurti me dylbi vëzhgon matanë Serbisë, Krasniqi: Kqyre edhe Urën e Ibrit

61

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka ironizuar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili u shfaq dje nga veriu duke shikuar me dylbi zonat matanë kufirit me Serbi, ku lajmëroi vendosjen e gurëthemelit të një nënstacioni policor “dy kilometra afër kufirit”.

“Kryeministri ka mujtë me qit harq me e këqyrë edhe urën e Ibrit. Me gjasë (e) ka harrue”, ka shkruar Krasniqi në postimin e tij në Facebook.

Rikujtim: Ura e Ibrit ishte thënë me siguri të madhe deklarative se hapet “këtë verë” dhe pastaj “brenda këtij viti” por se për hapjen e saj pati gjetur rezistencë të rreptë nga ana e misionit paqembajtës të NATO-s në vend.

Comments