Kurti nga kazerma e FSK-së: E paçim Kosovën të lirë e të fortë, siç e ëndërroi Adem Jashari

90
fresco

Kryeministri i Kosovës i është drejtuar sot qytetarëve, ushtarëve të FSK-së e të pranishmëve të tjerë në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë.
Me rastin e fjalës së tij, Kurti iu drejtua FSK-së si “Ushtria e Kosovës”, pasi tha se ashtu i kishte quajtur edhe Adem Jashari.

Këtë deklarim, Kurti e bëri në ceremoninë solemne për 27-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

midle

“Sot, në 27 vjetorin e Epopesë, vazhdojmë ta ruajmë me të njëjtën traditë si UÇK-ja. Të dashur pjesëtarë të FSK-së, ju po mbani arm2 dhe flamuj në duar teksa po qëndroni në shenjë gatishmërie. Po ju drejtohem në mënyrë konvencionale si “Ushtria e Kosovës”, sepse kështu e kishte quajtur grupi i Adem Jasharit. Aq e afërt është ajo kohë, sa që edhe sot ka luftëtarë veteranë të UÇK-së”,tha Kurti.

Tutje ai tha se Ushtria e Kosovës, me grupin e Adem Jasharit, u ngjiz me pak armë e pajisje ushtarake, por që mbaheshin me vullnet të paepur.

“Armët kurrë nuk qenë të bollshme për luftën e Kosovës. Një nga detyrat kyçe ka qenë dhe vazhdon të mbetet fuqizimi i ushtrisë së Kosovës. Deri sot, kurrë nuk kemi pasur një ushtri më të pasur, më të trajnuar dhe më të fortë se sot”./Lajmi.net/

Comments