Kurti – opozitës: Mos më rrëzoni edhe njëherë se…

430

Në fund të replikës së kritikave të liderëve të opozitës, kryeministri Albin Kurti ka pasur një lutje për deputetët e opozitës. Ai i ka lutur ata që të mos e rrëzojnë sërish nga pozita e të parit të ekzekutivit. “E kam veç një lutje në fund. Mos më rrëzoni edhe njëherë se mandej…Faleminderit!”, ka thënë Kurti, duke shkaktuar të qeshura në sallë. Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, i replikoi kryeministrit, duke i thënë të mos ketë frikë se do ta rrëzojnë. “Je kryeministër që i ke krejt, bën çfarë ta merr mendja, veç dramë mos bë kryeministër. Dramë e viktimizimë mos bë. Nuk është duke të rrëzua askush, edhe nëse duhet me u rrëzua ki me rrëzu vetën”, tha Abdixhiku. Kurti sot kërkoi konsensus për dialogun, ndërsa iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të mos e trajtojnë shtetin si peng të mosmarrëveshjes me Serbinë. Në raportimin e tij para deputetëve të Kosovës, kryeministri pati shumë kritika për marrëveshjet e arritura gjatë procesit të dialogut me Serbinë. Ai kritikoi edhe Bashkimin Evropian, duke thënë se presioni duhet të jetë mbi Serbinë./21Media

Comments