Kurti për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme: S’kanë ku me shku ma
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi në Mitrovicën Jugore ka thënë se në mandatin e ardhshëm, do të reformojnë sistemin e drejtësisë.
Kurti ka përmendur Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme duke thënë se “s’kanë ku me shku ma”.
“Në mandatin e ardhshëm patjetër duhet ta reformojmë me shpejtësi sistemin e drejtësisë” – ka thënë ai.
“Të dashur mitrovicas, deri tash e kanë shty, nuk munden ma. Një herë Gjykata Kushtetuese na rrëzoi 5 me 2. Tash prapë është në Gjykatë Kushtetuese (Projektligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme). S’kanë ku me shku ma. Do të bëhet Byroja. Secili do të tregojë sa ka pasuri. Nuk kemi kurrgjë kundër njerëzve të pasur, veç duhet me na kallëzu kah i kanë marrë paret” – ka thënë ai.