Kurti s’flet për refuzimin nga Abdixhiku e as se a do t’i ftojë partitë e tjera opozitare për takime

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se a do të ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së
Ai nuk pranoi të komentonte as refuzimin e letrës që i ka bërë kreu i LDK-së Kurtit pas kërkesës për takim për formimin e institucioneve të reja.

Përgjatë ditës së djeshme, kreu i LDK-së ia ka refuzuar ftesën për takim konsultativ, duke ia përkujtuar gjuhën përçarëse që Kurti përdorte përgjatë fushatës kundër tyre.
Kurti po viziton kompleksin memorial “Dëshmorët e Koshares” në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Koshares.