Kush janë prokurorët që ftuan Kurtin për intervistim

415

Kryeministri Albin Kurti para pak minutave ka marrë një ftesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Por kush janë prokurorët që ftuar kryeministrin Kurti për intervistim me datë 16 dhjetor në ora 09:30.

Ftesa për Kurtin erdhi nga prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi.

Gashi është udhëheqës i Departamentit për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale, kurse Krasniqi prokuror special në këtë departament./Indeksonline/

Comments