Ky është i dashuri i ri i Cardi B?

Duket sikur Cardi B është në një lidhje të re. Të paktën nisur nga fakti që e kaloi ditën e Shën Valentinit plotësisht në shoqërinë e Steffon Digss.
Sipas TMZ-së, reperi dhe futbollisti i NFL u panë të mbërrinin në një hotel në Miami në 2 të mëngjesit dhe kaluan gjithë ditën bashkë deri në mbrëmje. Kjo nuk ishte hera e parë që ata qëndronin bashkë, sipas TMZ-së.

Në tetor, Cardi B i konsideroi “një çmenduri” thashethemet se ajo ka nisur një romancë me Diggs, në janar tha se do të qëndronte beqare, ndërkohë që në mes të shkurtit raportohet se ka kaluar ditën e Shën Valentinit me futbollistin.