‘Ky gabim duhet të korigjohet menjëherë’, Turqia ‘nderon’ me pullë postare mohuesin e gjenocidit në Srebenicë, reagimet të ashpra nga opozita
Mirolad Dodik, ish-president i Bosnjë-Hercegovinës është nderuar me një pullë postare të Postë-Telekomit në Turqi, veprim i cili ka shkaktuar reagime të ashpra.
E gjithë kjo pasi që Dodik vazhdimisht kishte mohuar gjenocidin serb ndaj myslimanëve në Srebrenicë, të cilën gjë e kishte dënuar edhe presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, raporton sozcu.
“Turp për ju! Është e papranueshme që zyra postare e këtij vendi të lëshojë pulla speciale për racistin Dodik, i cili mohoi Masakrën e Srebrenicës, masakrën më të madhe që ndodhi në kontinentin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u masakruan afërsisht 8 mijë myslimanë të Bosnjës! PTT duhet ta kthejë menjëherë këtë gabim dhe t’i kërkojë falje popullit Boshnjak!”, reagoi partia opozitare CHP.
Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, ka qenë pjesëmarrës në Forumin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Nëntorin e kaluar, Erdogan kishte pohuar se “Pavarësisht nga çerek shekulli i kaluar, dhimbja e 8,372 vëllezërve tanë boshnjakë që u vranë barbarisht vazhdon të mos gjenden”.