l mbajti të mbyllur në shtëpi gruan dhe fëmijët, i ngritet padi penale 38-vjeçarit nga Gostivari

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj F.A. (38) nga një fshat i Gostivarit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “privim i paligjshëm i lirisë”. Më 23.01.2025, i akuzuari nuk i ka lejuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur të dalin nga shtëpia familjare.