Lajçak: Takimi Kurti-Vuçiq nuk ishte i lehtë, dialogu do të vazhdojë para fundit të korrikut
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se takimi i sotëm i mbajtur në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk ishte i lehtë.
Lajçak tha se takimi nuk ishte i lehtë, por është e rëndësishme që është mbajtur një takim i tillë.
“Nuk ishte takim i takim i lehtë, por është shumë e rëndësishëm që ndodhi. Të dy liderët ishin të hapur se çfarë duan nga dialogu. Ajo që është e rëndësishme për BE-në, është se të dy liderët konfirmuan se nuk ka tjetër rrugë përveç normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe të dy u zotuan se do të punojnë në normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut”, u shpreh Lajçak.
Ai u shpreh se procesi i dialogut pritet të vazhdojë para përfundimit të korrikut.
“Procesi i dialogut do të vazhdojë para përfundimit të korrikut. Bashkimi Evropian, por edhe qytetarët e Kosovës e Serbisë presin shumë nga dy liderët”, deklaroi Lajçak. /Telegrafi/