Lajm i mirë/ Xhaçka: Holanda voton ‘Pro’ mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se Holanda ka votuar pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare duke i hapur rrugë kështu integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Hollandez! Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit të reformës sonë”, shkruan Xhaçka.
Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, Holanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale proceseve integruese.
Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.
Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues ku u vendos të hiqet trau bllokues për mbajtjen e Konferencës parë Ndërqeveritare me vendin tonë pas miratimit të kuadrit negociator.