Lajmi i fundit! Ilire Dauti shkarkohet nga Kryetarja e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini
Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti është shkarkuar nga Kryetarja e Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini.
Puna e këtij komisioni krijoi shumë tensione dhe ngecje për një kohë të gjatë për shkak të kërkesave të opozitës LSDM ndaj deputetes Dauti për të futur në rend dite Ligjin për të drejtat e veçanta të mbrojtësve “Branitellat”, por ajo ka refuzuar kategorikisht pa përfshirjen e ushtarëve të UÇK-së, gjë që u pasua me interpelancën e dorëzuar nga deputetë të së majtës.