”Largimi i Valdetes në këtë mënyrë është njollë e zezë për institucionet tona”

377

Ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas shkarkimit të kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Çitaku e ka quajtuar njollë të zezë për institucionet e vendit largimin e Dakës në këtë mënyrë. ”Zonja Valdete Daka, që nga vitit 2008 e tutje, ka qenë në krye të institucionit i cili organizon zgjedhje në Kosovë. Ne kemi shumë të meta si demokraci e re, por, nuk ka fije dyshimi që Kosova organizon zgjedhjet më të mira në rajon e më gjërë”, ka shkruar Çitaku në Facebook. Çitaku gjithashtu e ka falënderuar Dakën madje i ka kërkuar edhe falje. ”Zonja Daka u bë subjekt i një fushate të ultë e denigruese tash e ca muaj. Keq për ne.  Askush nuk është i përjetshëm e as i pazavendësueshëm. Valdete faleminderit për shërbimin, dhe na fal”, ka shkruar tutje Çitaku. Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani ka shkarkuar sot kryesuesen e KQZ-së, Valdete Daka. Në arsyetimin e Presidencës thuhet se Kushtetuta parasheh që Kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë një figurë e lartë gjyqësore, me një mandat burimor në Gjykatën e Apelit apo Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës./21Media

Comments